Flash News

KRYESORE

Deklaratat e kryeministrit për kundërshtarët e ‘anti-KÇK’, PD: Karriera politike e Ramës i ka themelet tek krimi

Gazment Bardhi, sekretar i Përgjithshëm i PD-së ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama për kundërshtarët e ligjit anti-KÇK, të cilët i quajti  ‘avokatë të krimit’.

Bardhi thotë se kryeministri Edi Rama nuk mund të sillet si kalorës i luftës kundër krimit të organizuar, kur e gjithë karriera e tij sipas tij, i ka themelet tek krimi.

Me ironi, Bardhi thotë se lufta kundër krimit nuk bëhet në rrjetet sociale.

Më tej ai shton se ishte Rama në vitin 2010, ai që ankimoi nëpërmjet Vasilika Hysit dhe Etilda Gjonajnt në Komitetin Shqiptar të Helsinkit, ligjin antimafia në Gjykatën Kushtetuese.

Reagimi

"Edi Rama lodhet kot, kur bën si kalorës i luftës kundër krimit të organizuar. 👺 Nuk e besojnë as vartësit e vet. Lufta kundër krimit nuk bëhet as me tëitter, as me facebook, as me videomontazh. Që të luftojë Edi Rama krimin, do të thotë të shndërrohet në kamikaz, e të luftojë kundër vetes! ☠

Karriera politike e Edi Ramës i ka themelet tek krimi. Si avokat i krimit, me Vasilika Hysin dhe Etilda Gjonajn në Komitetin Shqiptar të Helsinkit, në vitin 2010, Edi Rama e ankimoi Ligjin Antimafia në Gjykatën Kushtetuese me shqetësimin se shkelte të drejtat e anëtarëve të krimit të organizuar.

Sot në qeverisje, anëtarët e grupeve mafioze më të rrezikshme në vend, po fitojnë një e nga një lirinë, sepse drejtori i burgut të Edi Ramës dhe Kryetari i Bashkisë së Edi Ramës kanë dalë garantë për sjelljen e mirë të kriminelit të rrezikshëm, që ka blerë vota për Edi Ramën.”

Të fundit