Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Deklaratat e Ramës për Bularatin, deputeti i PD-së i përgjigjet me shprehjen e Kurveleshit: Trimëri mbas lufte
Deputeti Tritan Shehu i është përgjigjur reagimit që kryeministri Edi Rama bëri ditën e djeshme sa i takon ngjarjes së ndodhur në Bularat gjatë ceremonisë mortore të Kostandinos Kacifas.
““Trimërinë mbas lufte e urtësinë mbas kuvendit s’e ha as qeni”! Mu kujtua kjo fjalë e urtë e Kurveleshit duke dëgjuar dje Kryeministrin të ngrihet përsëri në rolin e të “fortit” gjatë oshilacioneve të tij ndaj ngjarjeve të shëmtuara e të rrezikshme të Bularatit”, e nis Shehu reagimin e tij në rrjetin social Facebook.
Deputeti demokrat shton më tej se ashtu si në të gjithë trajektin pesë vjeçar të marrëdhënieve të Rilindjes me Greqinë edhe në këto ngjarje të fundit në asnjë rast nuk u demonstrua “trimëri apo urtësi” pikërisht kur duhej njëra apo tjetra.
Shehu i cilëson si teatrale deklaratat e Ramës për të cilat thotë se janë gjithmonë jashtë kohës e kontekstit.
Postimi i plotë
“Trimerine mbas lufte e urtesine mbas kuvendit s’e ha as qeni”!
Mu kujtua kjo fjale e urte e Kurveleshit duke degjuar dje Kryeministrin te ngrihet perseri ne rolin e te “ fortit” gjate oshilacioneve te tij ndaj ngjarjeve te shemtuara e te rrezikeshme te Bularatit.
Ashtu si ne te gjithe trajektin pese vjecar te maredhenieve te Rilindjes me Greqine edhe ne keto ngjarje te fundit ne asnje rast nuk u demostrua “trimeri apo urtesi” pikerisht kur duhej njera apo tjetra.
Ne pese vite u luajt roli i te “ fortit” atehere kur duhej mencuri e urtesi per te shtyre me perpara maredheniet shume te mira e strategjike midis dy vendeve tona, duke i shkaterruar qellimshem ato.
U “kapitullua” atehere kur duhej qendruar e negociuar si dy partnere te barabarte per te arritur ne mareveshje dinjitoze e te vlefeshme.
U zhvillua keshtu ne kete hark kohor nje inkoherence larg interesave te vendit e Rajonit, qe vecse te fut ne nje spirale ngjarjesh e provokacionesh te rrezikeshme.
E njejta “déjà vu” edhe me qendrimet e deklaratat teatrale kryeministrore per dinamiken e cfare ndodhi ato dite ne Bularat; gjithmone jashte kohe e kontekstit.
Perfundimi: “Nje verre ne uje” sic thuhet, vetem kakofoni e thellim i konfuzionit politik e te qendrimeve.
Ndersa dje kanosja e tij: “Provoni te kaloni edhe nje here nga lagja ime, me gure do ju ndjekim”, me kujtoi femijerine!