Flash News
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Deklaratat e Trump në OKB nxisin reagimin e Vasilit: SHBA kundër drogës, Rama në krah të saj
Përmes një statusi në “Facebook”, kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka sulmuar kryeministrin Edi Rama lidhur me betejën e qeverisë kundër trafikut të drogës.
Vasili thekson se presidenti i SHBA-ve, Donald Trump shpalli luftën kundër drogës, ndërsa kryeministri Rama e përmbyti Shqipërinë me drogë.
Reagimi i Vasilit:
Trump ballas kundër drogës ndërsa Rama në krah të saj dhe kundër Trump.
Donald Trump në OKB shpalli publikisht se SHBA do të zhvillojë një betejë dhe një luftë nga më agresivet ndaj drogës si shkatërrimtare e shoqërisë, shëndetit dhe ekonomisë. Për Trump, kjo betejë e ashpër dhe pa kompromis është prioritet madhor mbarëbotëror.
Për kryeministrin e Shqipërisë fjalët “luftë ndaj drogës”, janë pikerisht fjalët, që ai urren më shumë, sepse kryeministri vetë është ai që gjallon,vegjeton dhe qeveris përmes drogës, me drogën dhe për drogën.
Kryeministri e përmbyti Shqipërinë me drogë dhe për përdorimin e kokainës e radhiti si vendin e parë.
Mbi këtë kryeministër rëndojnë fatet e mijëra familjeve të shkatërruara,mijëra familjeve të kriminalizuara të përfshira në kultivim dhe trafik droge dhe mijëra jetëve me shendet të shkatërruar nga përdorimi i drogës.
Trump është përballë drogës ndërsa Rama në krah të saj,pra kundër Trump….