Flash News

KRYESORE

Deklaroi se është në një lidhje, Nicky Minaj pushime në Dubai me pilotin Hamilton

Së fundmi është përfolur shumë për një lidhje të mundhsme mes këngëtares së njohur Nicki Minaj dhe yllit të "Formula 1" Lewis Hamilton, të cilët si fillim pozuan së bashku gjatë javës së modës në New York.

Zërat u rritën akoma më shumë kur Nicky postoi në rrjetet sociale një foto me pilotin, ndërkohë që ndodheshin në Duabi duke bërë xhiro në shkretëtirë.

Të njëjtën gjë bëri edhe Lewis, i cili gjithashtu publikoi një foto më reperen teksa shfaqen shumë të lumtur me njëri-tjetrin.

Edhe pse shumica mendojnë se dyshja po përjeton një histori dashurie, nga ana tjetër nuk ka asgjë zyrtare për lidhjen e tyre.

Kujtojmë se në një emision të fundit, Nicky Minaj zbuloi se në jetën e saj është dikush, por nuk preferoi të jepte shumë detaje.

Të fundit