Flash News

KRYESORE

Deklaroi se kishte fituar 50 mijë $ në baste sportive, shkarkohet nga detyra prokurori i Apelit

Deklaroi se kishte fituar 50 mijë $ në baste sportive, shkarkohet nga

Shkarkohet nga detyra Luan Kaloçi, prokuror i Apelit të Tiranës prej vitit 2002.

Dy ditë më parë ai u përball në seancë dëgjimore me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit dhe trupa gjykuese e përberë nga Xhensila Pine, Valbona Sanxhaktari dhe Etleda Çiftja i konstatuan atij, referuar edhe nga ILDKPI probleme në shtyllën e pasurisë së vettingut.

Sipas KPK, prokurori ka bërë deklarim të rremë pasurie, vlerat e deklaruara për pasuritë e tij nuk përputheshin me njëra-tjetrën dhe ndryshonin nga një deklaratë në tjetrën.

Sipas deklaratës së vitit 2003, prokurori Kaloçi zotëronte një apartament banimi në Tiranë të blerë në vitin 2000 për 4.2 milionë lekë si dhe një dyqan me vlerë 5.8 milionë lekë që ka si burim të deklaruar bastet sportive.

Po ashtu, prokurori nuk ka deklaruar edhe 3 llogari bankare dhe një makinë që kishte blerë e bija.

Të fundit