Flash News

KRYESORE

Dekorimi i Mazrekut në Has, reagon Presidenca: Provokim i panevojshëm

Dekorimi i Mazrekut në Has, reagon Presidenca: Provokim i panevojshëm

Presidenca ka reaguar as i takon shpalljes ‘qytetar Nderi’ të Hasit të Gafur Mazrekut, i cili plagosi me armë brenda ambienteve të Parlamentit, Liderin e Dhjetorit dhe Heroin e Demokracisë, Azem Hajdari.

Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi i pyetur nga mediat lidhur me vendimin u shpreh se:

Çdo akt që evokon konfliktet ekstreme dhe dhunën kriminale duhet dënuar dhe evituar në jetën publike.

Ky vendim është një provokim i panevojshëm, në tejkalim të vlerave e moralit të shoqërisë sonë dhe perspektivës të saj të qartë europiane.

Dekorimi i personave të dënuar me vendim gjykate për plagosje me armë, nuk përputhet me standardet e një shoqërie demokratike.

Të fundit