Flash News

KRYESORE

Dekreti i Metës për buxhetin 2019, Ahmetaj: S’ka kthim, presim dialog me studentët  

Dekreti i Metës për buxhetin 2019, Ahmetaj: S’ka kthim, presim

Komisioni i Ekonomisë po trajton dekretin e presidentit Ilir Meta, i cili pak ditë më parë ktheu sërish në Kuvend buxhetin 2019, nisur edhe nga protesta e studentëve.

Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj u shpreh në komision se studentët duhet më parë të ulen në dialog me qeverinë për të detajuar këto tetë pika, ndërsa në buxhetin e 2019-ës është parashikuar një grant i posaçëm për universitetet dhe se buxheti nuk mund të kthehet.

“Qeveria ka një ofertë serioz për subvencionimin e tarifave, që shkon deri në përjashtim nga pagesa e tarifës për kategori të rëndësishme.

Studentët e ekselencës që janë ridefinuar të trajtohen me bursë 10 mijë lekë në muaj dhe përjashtim nga pagesa e tarifës, 100% nga buxheti i shtetit.

E njëjta parashikohet edhe për studentë që vijnë nga familje me ndihmë ekonomike, kanë të njëjtin trajtim. Është shumë e rëndësishme të dialogojmë me studentët, 7.4 miliardë është pjesa e fondit për  Presim dialog që të arrijmë në një pakt për arsimin, për të detajuar me studentët”, u shpreh ministri.

Të fundit