Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Dekreti i Metës për buxhetin 2019, Ahmetaj: S’ka kthim, presim dialog me studentët
Komisioni i Ekonomisë po trajton dekretin e presidentit Ilir Meta, i cili pak ditë më parë ktheu sërish në Kuvend buxhetin 2019, nisur edhe nga protesta e studentëve.
Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj u shpreh në komision se studentët duhet më parë të ulen në dialog me qeverinë për të detajuar këto tetë pika, ndërsa në buxhetin e 2019-ës është parashikuar një grant i posaçëm për universitetet dhe se buxheti nuk mund të kthehet.
“Qeveria ka një ofertë serioz për subvencionimin e tarifave, që shkon deri në përjashtim nga pagesa e tarifës për kategori të rëndësishme.
Studentët e ekselencës që janë ridefinuar të trajtohen me bursë 10 mijë lekë në muaj dhe përjashtim nga pagesa e tarifës, 100% nga buxheti i shtetit.
E njëjta parashikohet edhe për studentë që vijnë nga familje me ndihmë ekonomike, kanë të njëjtin trajtim. Është shumë e rëndësishme të dialogojmë me studentët, 7.4 miliardë është pjesa e fondit për Presim dialog që të arrijmë në një pakt për arsimin, për të detajuar me studentët”, u shpreh ministri.