Flash News

KRYESORE

Dekreti i Metës prodhon efektet e para, bashkitë e opozitës letër KQZ-së: Të lirohen KZAZ-të

Autoritetet vendore kanë nisur zbatimin e dekretit të presidentit Ilir Meta, të firmosur këtë të hënë për anulimin e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit.

Bashkia e Kukësit, nën firmën e kryetarit Bashkim Shehu i ka drejtuar sot një kërkesë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për lirimin e ambienteve për zgjedhjet dhe të heqë listën përfundimtare të zgjedhësve të afishuara në institucionet arsimore.

“Në zbatim të dekretit të presidentit të republikës së Shqipërisë për shfuqizimin e dekretit datë 11.05.2018 P për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet vendore”, duke anuluar datën 30 qershor 2019 si dita e zhvillimit të zgjedhjeve kërkojmë nga ana juaj:

Lirimin e ambienteve të brendshme të KZAZ nr 11 pranë Qendrës Kulturore “Hasan Prishtina”, si dhe të palestrës sportive të shkollës së mesme “Havzi Nela”, Kukës.

Po ashtu, kërkojmë heqjen e listës përfundimtare të zgjedhësve të afishuara në institucionet arsimore dhe parashkollore, parauniversitare në administrim dhe pronësi të Bashkisë Kukës”, thuhet në kërkesë.

Kjo kërkesë, i është drejtuar për dijeni edhe presidentit, kryeministrit, ministrit të Brendshëm dhe prefektit të qarkut.

Bashkia Mat

Po ashtu, në të njëjtën linjë ka qenë edhe kërkesa e Bashkisë së Matit. Nën firmën e kryebashkiakut Nezir Rizvani, në letër kërkohet lirimi i hapësirave të Pallatit të Sportit “Ferit Hysa” në Burrel.

Të fundit