Flash News

KRYESORE

‘Dekreti i Presidentit për Xhaferllarin është nul’/ Meta i përgjigjet Kuvendit me një mesazh për Ramën

‘Dekreti i Presidentit për Xhaferllarin është nul’/

Në konferencën e jashtëzakonshme për mediat, Presidenti Ilir Meta është pyetur nga gazetarët lidhur me projekt-rezolutën e miratuar sot në Kuvend, ku citohej se dekreti i Presidentit për emërimin e Marsida Xhaferllarit është i pavlefshëm.

Teksa ju përgjigj deklaratave të kryeministrit Rama, që nga foltorja e kuvendit tha se Meta nuk kursen as partnerët strategjikë SHBA e BE, Presidenti tha:

“Ai që foli sot në kuvend, i them të mos i keqpërdorë më SHBA. Kushtetutën e kemi bërë me SHBA, BE, Komisionin e Venecias. I kërkoj prokurorisë të tregojë integritet për reformën në drejtësi. Të hetojë të gjithë personat e përfshirë në akte mafioze. Gjithçka është e dokumentuar. Përrallat që thonë në parlament janë kot”-tha Meta.

Rama: Beteja jonë jo me Metën, por me KÇK-në, më 25 nëntor shpalos platformën për ligjin special

Të fundit