Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Fitim Zekthi
Për shumë njerëz politika është një gjë shumë e lodhshme dhe madje e neveritshme. Për të tjerë ajo mund të jetë shumë tërheqëse, por gjithsesi nuk është nga ato gjëra të përkora që i mbush shpirtin njerëzve. Ka mjaft autorë që shkruajnë se shumë politikanë janë të deformuar, ata kanë në shpirtin e tyre një gropë të cilën përpiqen ta mbushin me obsesionin për politikën. Në thelb, thotë Peggy Noonan, një këshilltare e presidentit Reagan, shpirti i njeriut, nevojat e tij, mbushen nga Zoti, nga familja, nga miqtë dhe komuniteti. Megjithatë politika ka kuptim, ka një domethënie të sajën në jetën e njeriut ose të atij që merret me të.
Politika mund të jetë diçka që i mbush jetët dhe shpirtrat, vetëm nëse njerëzit kanë dashuri për vendin dhe përgjegjësi etike si qenie. Vetëm nëse njerëzit besojnë se e mira dhe e drejta nuk humbin kurrë. Që ta bëjnë këtë gjë njerëzit duhet doemos të kenë brendësuar, duhet të besojnë tek gjërat e përjetshme dhe tek imagjinata morale. Gjërat e përjetshme janë morali universal, janë ligjet e natyrës, është natyra njerëzore, është e vërteta dhe e drejta etj. Imagjinata morale ka të bëjë me vizionin për jetën, për virtytin, për dashurinë, për dijen etj.
Është e qartë se ne jetojmë në një vend ku do të ishte çmenduri të mendoje se politikjanët tanë udhëhiqen nga këto gjëra, se qeveria apo shumica parlamentare që ka qeverinë e mbush shpirtin e vet me Zotin, me familjen, me miqtë, me dashurinë për vendin, se beson tek gjërat e përhershme, si ligji natyror apo morali universal.
Megjithatë ka momente në jetën e një vendi ku diçka duhet të ndryshojë, ka momente në jetën e një vendi kur një sens mbi të drejtën, mbi të vërtetën, mbi të moralshmen duhet të shfaqet, në mos tek qeveria, apo tek politikanët e shumicës qeverisëse, të paktën tek njerëzit e medias, tek intelektualët, tek juristët, tek analistët, tek studiuesit.
Është e tmerrshme të shohësh se si gjëra që janë haptas të shëmtuara dhe të padrejta mbrohen si të tilla, jo vetëm nga qeveria dhe shumica parlamentare.
Siç dihet, Presidenti i Republikës, me një akt të pazakontë dhe mjaft kurajoz, anulloi datën e zgjedhjeve duke iu kërkuar partive, qeverisë dhe opozitës që të gjejnë një zgjidhje. Shqipëria sot është nga vendet e rralla në botë ku institucioni i vetëm që nuk është në kontrollin e qeverisë dhe të kryeminstrit Rama, është presidenti. Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë dhe gjykatat e tjera, ose nuk janë fare ose janë nën kontrollin kryeministrit. Prokuroria e Përgjithshme, prokuroritë e rretheve, policia, KQZ-ja, Shërbimi Informativ, agjensi të pastrimit të parava apo të kontrollit të pasurive, mediat kombëtare, TVSH etj, janë nën kontrollin e kryeminstrit. Në fund të fundit një autokraci, një formë e caktuar tiranie është marka e pushtetit, e të gjitha degëve të tij, e të gjitha institucioneve në kontroll nga një njeri. Vendit tonë kjo gjë i ka ndodhur (ka mbetur presidenti) por kësaj i duhet shtuar edhe një përmasë e frikshme që e kanë pak autokraci. Është përfshirja e krimit dhe e trafikut të drogës në vendimarrjen e qeverisë, në jetën parlamentare dhe politike, në fushatat zgjedhore etj.
Vendimi i presidentit i ka ndarë njerëzit në dy palë. Një vendim ky i kundërshtuar ashpër, si nga qeveria, ashtu edhe nga Kryeministri, të cilët kanë nisur procedurat e shkarkimit të Presidentit. Vendimi i presidentit është kundërshtuar ashpër me termat dhe gjuhën e qeverisë edhe nga shumë media, juristë, politikanë të “opozitës parlamentare”, intelektualë etj. Ka prej tyre që kërkojnë si qeveria jo vetëm shkarkimin e presidentit, por edhe mosrespektimin e dekretit të tij.
Bota ka njohur raste të shumta kur janë përkrahur autokracitë apo diktaturat, kur janë përkrahur regjime kriminale dhe të korruptuara nga gazetarë, intelektualë, artistë etj. Pushteti ka mënyrat e tij se si mund të “mbushë shpirtrat e kësaj kategorie”, siç mbush pa i ngopur kurrë shpirtrat e vetë njerëzve në pushtet.
Disa nga argumentat e tyre thonë që presidenti nuk ka të drejtë të anullojë datën e zgjedhjeve. Disa thonë që dekreti i presidentit është i pavlefshëm. Disa thonë që kushtetuta nuk shkruan se presidenti ka të drejtë të anullojë datën.
Duke dalë nga diskutimet se çfarë përfaqsojnë këta që mbrojnë këto arsyetime, po themi se të gjithëve iu mungon metodologjia dhe filozofia në arsyetim. A janë këta origjinalistë, pra, a e lexojnë këta kushtetutën nga këndi i mendimit që ka patur kushtetuta kur u përpilua dhe u miratua? A janë këta intencionalistë, pra, a e lexojnë kushtetutën duke kërkuar të gjejnë në të qëllimin e ligjvënënësit në momentin që ajo u miratua? A janë këta njerz që e shohin kushtetutën si një “gjë të gjallë”, që në kohë dhe situata të ndryshme ka interpretim të ndryshëm brenda parimeve? A janë këta tekstualistë, pra, që shohin egërsisht vetëm tekstin, zbatojnë vetëm atë që thotë ai dhe asgjë jashtë tekstit? A janë këta konstruktivistë striktë, par a janë këta njerëz që shohin tekstin, nuk bëjnë asnjë interpretim që nuk gjendet në tekstin e shkruar?
Sigurisht që anëtarët e qeverisë Rama, Spiropali, Lleshaj etj, deputetët Murrizi, Hajdari, Gjoni, Koka, as ia kanë idenë leximeve të tilla kushtetuese. Sigurisht që njerëz në media, analistë apo opinionistë as ia kanë idenë këtyre leximeve. Secili lexim ka logjikën e tij, ka epistemologjinë e tij dhe ka hermeneutikën e tij.
Rama, Spiropali, Lleshaj, Murrizi, Hajdari etj, megjithatë duket se bënë një lexim tekstual. Ata futën dorën në tekstin kushtetues, futën dorën në pemën e legjislacionit të vendit, futën dorën në filozofinë e së drejtës, në jurisprudencën tonë dhe atë të huaj dhe morën vetëm nenin ku i jepet presidentit e drejta të caktojë datën e zgjedhjeve. Ata nuk panë aty një nen apo një fjali ku të shkruhet se presidenti ka të drejtë të anullojë datën e zgjedhjeve.
Të gjithë ekstremistët, që nga fillimet e kohës e deri më sot kanë qenë literalistë. Kanë marrë tekstin apo një gërmë të tijën dhe kanë thënë se kjo është e vërteta. Literalizmi ose tekstualizmi është mënyrë e thejshtë dhe që nuk do shumë mend (as dije). Kjo mënyrë edhe zgjidh punë, por edhe iu krijon të gjithëve mundësinë të bëjnë si të ditur.
Këtë gjë bënë edhe Rama, Spiropali dhe njerëzit e tyre në media apo në institucione. Ata, duke i dhënë vetes fuqinë të mendojnë se dinë, zgjidhën punë, rrëzuan presidentin.
Si mund të kërkohet që kushtetuta të shkruajë gjithcka? Po kushtetuta angleze që nuk ka të shkruar asgjë (nuk ka fare tekst të shkruar)? Si i merr vendimet mbretëresha apo kryeministri atje? Mos natë ditë bëjnë shkelje kushtetuese? Po kushtetuta e Izraelit që gjithashtu nuk ka qenë e shkruar për shumë e shumë kohë? Po kushtetuta e ShBA-së që është shumë e shkurtër, që ka vetëm parime dhe pak artikuj? Si i merr presidenti vendimet atje me aq pak tekst? Për shembull, atje nuk thuhet se presidenti mund të marrë vendim për të ndërtuar mur me Meksikën, ose nuk thuhet që presidenti mund të marrë vendim për të kërkuar për naftë në Alaska etj, etj?
Nuk po themi fare që nuk bëhet fjalë për zhdekretimm siç thanë se medemek është shpikje e Metës. Nuk ka zhdekretim të asgjëje, ka dekret për anullimin e datës duke qenë se data është një e drejtë e Presidentit.
Kryeminmistri Rama, Spiropali dhe gjithë të tjerët duhet të shtrojnë pyetjen, pse ia ka dhënë ligjvënësi të drejtën e datës Presidentit? Çfarë hapësire ka ai në caktimin e saj? Cilat kushte mund të çojnë në shtyrje apo në afrim? Ç’ndodh kur Presidenti e keqpërdor këtë të drejtë? Cili është roli i Presidentit në Republikën tonë? Si veprohet në rate të tilla, si është vepruar, si kanë vepruar vendet e tjera, ç’thotë jurisprudenca e gjykatave të mëdha të botës, ç’thonë veprat e teoricienëve të së drejtës dhe vendimet e gjyqtarëve të famshëm? Ç’kanë shkruar Lon Fuller, John Hart, Hans Kelsen, Felix Frankfurter, Oliver Holmes, etje, etj, për konstitucionalizmin dhe pushtetet, për vakumin e institucioneve etj?
Po ta bënin këtë gjë do të shihnin se presidenti ka të drejtë, se ata të gjithë duhet të ulin kokën me turp, po të kenë mundësi të turpërohen, dhe do të kuptojnë se kurrë në një regjim në krizë, në një regjim ku pushtetet janë në një dorë, ku kryeminstri kërkon të shkojë në zgjedhje i vetëm pa opozitën (edhe po të jetë gabim opozita, që nuk është) nuk mund të mbash anën e qeverisë kundër presidentit kur ky anullon datën e zgjedhjeve. Lërë pastaj që nuk ka fare institucione (Gjykatë Kushtetuese) që të vendosë për këtë gjë.
Ndërsa të flasësh për vednimin e KQZ-së se do të zhvillojë zgjedhjet në datën 30, në datën që kishte caktuar presidenti më parë duke e quajtur të paligjshëm dekretin që anullon këtë datë, është teprim me gjithçka. Po të ndodhë kjo gjë jemi para një grushti shteti dhe prokuroria duhet të arrestojë në flagrancë ata që nuk zbatojnë dekretin. Nëqoftëse Gjykata Kushtetuese do të ngrihet shpejt dhe do ta rrëzojë dekretin, kjo është punë tjetër. Por deri në atë vendim refuzimi të çon në burg, jo në zgjedhje.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38