Flash News

KRYESORE

Dekretimi i Sandër Lleshit, flet ish-presidenti Moisiu: Meta do thotë ‘po’ këtë herë

Dekretimi i Sandër Lleshit, flet ish-presidenti Moisiu: Meta do thotë

Ish-presidenti Alfred Moisiu ka komentuar përplasjen e fundit mes presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama, sa i takon mosdekretimit të Sandër Lleshit në krye të Ministrisë së Brendshme.

Në një prononcim për gazetarët në Koçë, Moisiu shprehet se Meta mund ta dekretojë Lleshin, pas kërkesës së dytë nga Rama, si ministër sepse sipas tij pati më shumë kohë për të reflektuar.

“Mendoj se kësaj here presidenti ka pasur kohë për ta verifikuar. Ka pasur kohë për të reflektuar mbi të gjitha zhvillimet që kanë ndodhur. Ndaj, mendoj se Meta do ta dekretojë këtë herë Sandër Lleshin.

I pyetur se a e ka shkelur Meta Kushtetutën herën e parë kur nuk pranoi të firmosë dekretin për Lleshin, Moisiu u përgjigj:

“Unë e kam deklaruar edhe më herët se presidenti nuk është noter, por këto probleme zgjidhen me diskutime, mes presidentit dhe kryeministrit. Kushtetuta i jep të drejtë Presidentit të shqyrtojë. Unë kam patur dy raste, një rast me Nanon kryeministër dhe një rast me Berishën, për dy ministra. Më sqaroi Nano, po ashtu edhe Berisha për një ministër, më dha informacion”.

Të fundit