Flash News

KRYESORE

Dekretimi i Xhaferllarit/ Spiropali kundër Metës: Iu kundërvu Reformës në Drejtësi dhe SHBA

Dekretimi i Xhaferllarit/ Spiropali kundër Metës: Iu kundërvu

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali reagoi ashpër pas vendimit të presidentit Ilir Meta për të dekretuar Marsida Xhaferllarin, si anëtare të Gjykatës Kushtetuese.

Kreu i shtetit e bëri emërimin për vakancën e dytë, vakancë ku parlamenti njeh Arta Vorpsin. Sipas Spiropalit, edhe njëherë Meta iu kundërvu Reformës në Drejtësi dhe Shteteve të Bashkuara e Bashkimit Evropian.

“Ai dekretoi kundër ligjit dhe kundër qëndrimit të SHBA e BE, me zero legjitimitet kushtetues e ligjor, një gjykatëse mbrapa liste.

Edhe njëherë kundërvënia brutale e Ilir Metës ndaj prioritetit themelor të vendit, drejtësisë, na bën të ndjehemi keq për Presidentin e Republikës. Edhe njëherë, Ilir Meta dha një shembull spektakolar për ta kuptuar kush ende nuk e ka kuptuar, se Reforma në Drejtësi ndan thellë e qartë shumicën qeverisëse dhe parlamentin e vendit, nga fronti i atyre që me në krye Ilir Metën, i bashkon kundër nesh Frika nga Drejtësia.”, shkroi Spiropali në Facebook.

Të fundit