Flash News

KRYESORE

Dekriminalizimi, shkarkohet nga detyra nënkryetarja e Bashkisë

Dekriminalizimi, shkarkohet nga detyra nënkryetarja e Bashkisë

Një tjetër zyrtar është larguar nga administrata për shkak të ligjit të dekriminalizimit. Mësohet se nënkryetarja e Bashkisë së Shijakut, Shpresa Domi është shkarkuar nga kjo detyrë.

Shkarkimi i saj ka ardhur pas deklarimeve të rreme që ajo ka deklaruar në formularin e vetëdeklartimit sa i takon ligjit  dekriminalizimin.

Mësohet se Domi është dënuar me vendim të formës së prerë në vitin 2006, "Për kalim malli kontrabandë", vepër penale për të cilën është dënuar me gjobë 400.000 mijë lekë. Në vitin 2016, kur DAP kërkoi plotësimin e formularit të dekriminalizimit, Domi nuk ka deklaruar këtë vepër penale, duke e rënduar situatën e saj juridike, për të cilën ka nisur një hetim ndaj saj për veprën penale të "Deklarimit të rremë dhe falsifikimit të vulave, firmave", duke u dënuar me 6 muaj burg, në 2016-tën.

Duke pranuar fajësinë e kësaj vepre penale, Domi ka përfituar ulje të dënimit, me 4 muaj heqje lirie dhe në përfundim të shkallëve të gjyqësorit është dënuar në 2016-ën me 60 ditë punë komunitare, kryer pranë Bashkisë Durrës.

Në datë 19 qershor Departamenti i Administratës Shtetërore i ka dërguar një shkresë zyrtare kreut të Bashkisë së Shijakut për shkarkim e menjëhershëm nga detyra të Nënkryetares, Shpresa Domi. Kjo e fundit ka refuzuar të dorëhiqet dhe ndaj saj është ndërmarrë masë e largimit të menjëhershëm nga detyra.

Të fundit