Flash News

KRYESORE

Del ekspertiza mjeko-ligjore e Xhisiela Malokut

Del ekspertiza mjeko-ligjore e Xhisiela Malokut

News 24 ka siguruar raportin e ekspertëve të Mjekësisë ligjore. Ashtu siç deklaroi Xhisiela në polici, në dokumentin e ekspertizës mjeko-ligjore thuhet se vajza ka shenja dhune në shpatull, ndërsa djegie me cigare në kofshë.

“Dërrmishtja në shpatullën e djathtë dhe ekimozat në pulpën dhe kërcirin e majtë, janë shkaktuar me mjet mbretës. Dërrmishjet e vërejtura në kofshën e djathtë, janë shkaktuar nga veprimi i faktorëve termikë, siç mund të jetë edhe cigarja”, thuhet në ekspertizë, raporton Klodiana Lala.

Dëmtimet e konstatuara në trupin e 25-vjecares, sipas ekspertëve të mjekësisë ligjore, hyjnë në kategorinë e dëmtimeve të cilat sjellin si pasojë humbjen e aftësisë së përkohëshme për punën në masën prej 9 ditësh.

Ekspertiza mjekoligjore i është vënë në dispozicon prokurorisë së Krujës, pasditen e 27 shtatorit 2018 dhe është administruar në dosjen hetimore të Rexhep Rrahjas, i cili ishgte nën hetim për përndjekje, ndonëse kallëzuesja, ishte tërhequr nga denoncimi.

Të fundit