Flash News

KRYESORE

Del në ankand kapela e Napoleon Bonapartit, kjo shuma për sa është shitur

Del në ankand kapela e Napoleon Bonapartit, kjo shuma për sa

Ish- perandori francez, Napoelon Bonaparti ishte i njohur për kepelet e tij dycepëshe.

Një prej tyre, pjesë e koleksionit mbretëror që nga 1837 ka dalë së fundmi në ankand. Bëhet fjalë për kapelën që thuhet se është shpëtuar nga fusha e betejës pas disfatës së tij në Waterloo.

Kapela ishte veshur nga Napoleoni një natë para disfatës dhe ishte grabitur pas fitores nga trupat aleate. Shtëpia e ankandeve “de baecque”, konfirmoi të hënën shitjen në Lion, 203 vjet pas betejës. Shifra totale për kapelën, përfshirë edhe taksat, është pak nën 350 mijë euro.

Kapela është blerë nga një koleksionist francez i sendeve historike. Napoleoni mendohet se ka vënë rreth 120 kapela të ngjashme gjatë karrierës së tij.

Të fundit