Flash News

KRYESORE

Del në shitje iPhone XR me kosto të ulët

Del në shitje iPhone XR me kosto të ulët

Ditën e sotme doli në shitje iPhone XR, modeli me kosto të ulët i Apple, i cili kushton 749 dollarë për modelin 64GB. Smartphone-i vjen në gjashtë ngjyra të ndryshme: zezë, bardhë, kuqe, verdhë, blu dhe korale.

iPhone XR vjen me specifika të ngjashme me iPhone XS si procesori A12 Bionic. Ndryshimi më i madh mes tyre është ekrani 6.1-inç LCD në vend të atij OLED. Nuk ka prekjen 3D dhe as kamerën sekondare.

Nisur nga çmimi, iPhone XR është pasardhësi i iPhone 8 dhe sipas parashikimeve thuhet se mund bëhet modeli më popullor i këtij viti.

Të fundit