Flash News

KRYESORE

Del nga burgu Nezar Seiti, ‘financieri’ i grupit të Habiljave

Del nga burgu Nezar Seiti, ‘financieri’ i grupit të Habiljave

Ka lënë qelinë Nezar Seiti, i njohur ndryshe edhe si ‘financieri’ i grupit kriminal të trafikut ndërkombëtar të drogës, Habilajt.

Lajmi është konfirmuar nga avokati i Seitit Detar Hysi, raporton ‘news 24’. Sipas avokatit, Gjykata e Katanias në Itali ka lehtësuar masën e sigurisë ndaj Seitit, në ‘arrest shtëpie’.

Seiti u ekstradua drejt Italisë më 25 janar të viti.

Nezar Seiti që konsiderohet si një nga njerëzit më të besuar të Moisi Habilajt, (i arrestuar ne Itali) u arrestua në Babicë të Vlorës më 19 tetor të vitit të kaluar gjatë një operacioni antidrogë ku u sekuestruan rreth 4 ton kanabis. Përgjatë katër muajve që qëndroi në paraburgim, Nezar Seiti e kyçi gojën për hetuesit shqiptarë.

Gjykata e Tiranës vendosi ekstradimin në Itali të Nezar Seitit, i arrestuar në janar në Vlorë për llogari të autoriteteve italiane, pasi dyshohet si pjesëtar i bandës së ‘Habilajve’.

Mësohet se ekstradimi drejt Italisë u kërkua nga vetë Seiti, i cili u shpreh se nuk beson tek drejtësia shqiptare.

Nga përgjimet e Prokurorisë së Katanias, 40-vjeçari ka pasur rolin e financierit të grupit Habilaj, kujdesej për blerjen e gomoneve të shpejta dhe bënte shpërndarjen e parave mes anëtarëve të bandës.

Të fundit