Flash News

KRYESORE

Del nga rruga autobusi me nxënës në Qafë-Thanë, disa të plagosur

Del nga rruga autobusi me nxënës në Qafë-Thanë, disa

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Pogradec-Prrenjas, në zonën e Qafë-Thanës.

Një autobus i cili transportonte gjimnazistë nga Roskoveci ka dalë nga rruga dhe raportohet se disa nxënës kanë mbetur të plagosur, por fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën. Ka qenë një prej nxënësve ai i cili ka njoftuar policinë për ngjarjen.

Disa prej të aksidentuarve janë transportuar në urgjencën e spitalit të Prrenjasit.

Video e aksidentit/ Barriera shpëton jetën e nxënësve në Qafë-Thanë, dalin të tmerruar nga dritaret

Të fundit