Flash News
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
“Del një sharlatan atje”/ Nuk përmbahet Meta, sulmon ish-ambasadorin
Presidenti Ilir Meta, duket i vendosur në luftën ballore, jo vetëm me mazhorancën por edhe me një grup ndërkombëtarësh në vend.
Në intervistën që ka dhënë sot në mbrëmje në Euronews Albania, Meta ka nënvizuar se marrëdhënia e tij me ambasadorët ka qenë gjithmonë mjaft korrekte por sipas tij ka shumë syresh që nuk e meritojnë respektin.
Madje Meta e ka cilësuar sharlatan ish ambasadorin italian Cutillo edhe pse nuk e përmendi me emër. “Jam njeriu më i urtë kur të tjerët janë bashkëpunues. Por kur del një sharlatan atje dhe thotë që dekreti të shkojë në Venezia, kur Venecia e ka shkruar e zeza mbi të bardhë dhe ti ia ke çuar letrat më para, tani më vjen keq”, tha Meta duke iu referuar deklaratës së ish-ambasadorit italian, Aberto Cutillo, i cili për situatën e krijuar me ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, sugjeroi që të merret mendimi i Komisionit të Venecias