Flash News

KRYESORE

Del për gjueti në Sarandë, 45 vjeçari plagos me çifte hallën

Del për gjueti në Sarandë, 45 vjeçari plagos me

Një 45-vjeçar në Sarandë kishte dalë për gjueti, por gjithçka përfundoi në tragjedi kur qëlloi pa dashje mbi hallën.

Policia e Sarandës ka vënë në pranga shtetasin J.Xh 45 vjeç banues në Pandalejmon të Finiqit.

Forcat policore bëjnë me dije se ky person pasditen e djeshme ka plagosur me armë të zjarrit shtetasen Z.M., e cila është halla e tij. Policia e arrestoi dhe si provë materiale ka marrë armën e tij të gjahut. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Sarandës për veprime të mëtejshme.

Të fundit