Flash News

KRYESORE

Del Piero ka një skuadër të preferuar në Champions: Treshja e sulmit, super!

Del Piero ka një skuadër të preferuar në Champions: Treshja

Alessandro del Piero është juventin, por duket se skuadra e tij e preferuar në Champions League është Liverpool. Legjenda e futbollit italian ka folur me fjalë të mëdha për djemtë e trajnerit Jurgen Klopp, të cilët sezonin e kaluar u kurorëzuan kampionë Europe.

"Salah është një hyjni dhe e kam fjalën jo vetëm në Egjipt. Kur ishte te Roma, mbaj mend që gabonte para porte, por te Liverpool mrekullisht u përmirësuar dhe tani po shënon nga 30 gola në sezon", ka thënë Del Piero.

Mirëpo nuk është vetëm Salah arsyeja pse Liverpool ka sukses. Del Piero mendon se përzierja e treshes së sulmit është sekreti i "Të kuqve". "Firmino për mua është një lojtar i jashtëzakonshëm, ashtu si edhe Mane, i cili ka aftësi unike. Sekreti i vërtetë është përzierja e të treve".

Të fundit