Del Piero: Ronaldo gaboi me Sarrin, por shikojini sjelljen!

Cristiano Ronaldo nuk po kalon ditë të mira te Juventusi. Sulmuesi portugez është zëvendësuar dy herë nga trajneri Maurizio Sarri dhe ai nuk e ka pritur mirë, duke u larguar nga stadiumi para skuadrës.

Kjo ndodhi në ndeshjen kundër Milanit, kur Dybala – ai i cili e zëvendësoi CR7-n – shënoi golin e fitores dhe të gjithë vlerësuan guximin e trajnerit për të zëvendësuar një superstar si Ronaldo.

Legjenda e Juventusit, Alessandro Del Piero, gjithsesi, nuk sheh probleme pas këtij episodi. Ai beson te profesionalizmi i sulmuesit.

“Largimi nga stadiumi sigurisht që nuk është sjellja e duhur për një lojtar të nivelit të lartë si Ronaldo, por rëndësi ka sjellja e përditshme. Cristiano është një profesionist i shkëlqyer dhe shokët e skuadrës e respektojnë”, ka deklaruar Del Piero në AS.