Flash News

KRYESORE

Del Piero tregon pozicionin ideal të Dybalasë, këshillë për Sarrin

Del Piero tregon pozicionin ideal të Dybalasë, këshillë

Ish-sulmuesi i Juventusit, Alessandro Del Piero, nuk qëndron dot larg Juventusit dhe zhvillimeve të fundit. Legjenda italiane mbetet afër skuadrës, madje ka dhënë dhe disa këshilla për trajnerin Maurizio Sarri.

Ai e këshillon numrin një të stolit në lidhje me pozicionin e sulmuesit Paulo Dybala. Del Piero foli për Sky Sport dhe tregoi se ku mendon se Dybala luan më mirë në fushën e lojës.

“Mendoj se zgjidhja më e mirë për Dybala do të ishte që të luante afër qendërsulmuesit. Paulo di të dhurojë asiste dhe të shënojë gola. Nuk e shoh si sulmues të parë, ai është lojtar që di të krijojë hapësira për shokët e skuadrës. Është perfekt për të lidhur mesfushën me sulmin”, analizon Del Piero.

Të fundit