Flash News

KRYESORE

Del renditja e re e FIFA-s, Brazili rimerr vendin e parë, Shqipëria qëndron e 63-ta

Del renditja e re e FIFA-s, Brazili rimerr vendin e parë,  Shqipëria

Pas renditjes së re të FIFA-s, Shqipëria ruan përsëri vendin e 63-të. Shumica e skuadrave evropiane kanë ruajtur pozicionet e tyre, për shkak të mungesës së ndeshjeve miqësore, ndërkohë që është luajtur në zonën e Amerikës Qendrore e Veriore për Gold Cup, fituar nga SHBA.

Kuqeinjtë kanë 583 pikë, ndërkohë që rënie ka pësuar Kosova, në vendin e 180-të.

Në listë nuk mungojnë risitë, duke filluar që nga kreu, ku Brazili ka kapërcyer Gjermaninë. Po ashtu, Zvicra arrin kulmin historik, duke u renditur në vendin e katërt, e ndjekur nga Polonia, gjithashtu me rezultatin më të mirë në histori.

Dhjetëshja e parë mbyllet nga Franca, e ndjekur nga Spanja e Italia.

Të fundit