Flash News

KRYESORE

Del video e sherrit në Jalë në zonën VIP. Pushuesit shpërndahen të terrorizuar

Del video e sherrit në Jalë në zonën VIP. Pushuesit

Sapo është publikuar një video nga incidenti i mbrëmjes së djeshme në një pub në Jalë – një zonë mjaft e frekuentuar nga të rinjtë. Në pamje e “JOQ” nuk dëgjohen të shtëna më armë, ndonëse u raportua se ka pasur 2-3 të tilla rreth orës 2:00 të mëngjesit, ndërkohë që shihen dhe dëgjohen njerëzit që vrapojnë dhe ulërasin nga frika.

Policia e Vlorës nuk ka dalë me ndonjë njoftim për ngjarjen ndonëse ka shkuar në vendngjarje disa minuta më vonë dhe nuk ka arritur të gjejë asnjë gëzhojë.

Në media është shkruar se nga incidenti është plagosur një personazh “VIP” nga Tirana, pasi pub-i frekuentohej zakonisht nga njerëz të njohur.

Del videoja nga Folie Marie/ Njerëzit shpërndahen të terrorizuar, njolla gjaku kudo on Vidnews.

 

Të fundit