Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Del videoja/ Luftë në Prishtinë, katër persona të plagosur pas sherrit në klubin e natës
Katër persona u plagosën pas shkëmbimit të zjarrit mes dy grupeve në ambientet e një klubi nate të Prishtinës. Policia e Kosovës njoftoi se katër rojet e sigurt të klubit “Duplex” morën plagë arme zjarri dhe ndodhen në spital, ndërsa gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën.
Të dyshuar për ngjarjen e ndodhur në orët e para të mëngjesit të së shtunës në kryeqytetin kosovar janë Astrit Mehmeti, 47-vjeç, i njohur me nofkën ‘Llepota’, Kushtrim Krasniqi dhe Andi Pajaziti. Mendohet se i pari ka qenë ai që ka plagosur rojet e sigurisë, por edhe dy shoqëruesit e tij, po ashtu, kanë qenë të armatosur.
Në një video të publikuar nga “Insajder” dëgjohen krismat e armëve të shkrepura, si edhe njerëz të cilët u larguan me vrap të frikësuar.
Kjo nuk është hera e parë që autori i dyshuar Astrit Mehmeti përfshihet në të tilla ngjarje. Tre muaj më parë, ai u ndalua nga Policia e Kosovës pasi u përfshi në një konflikt në një tjetër lokal nate, “Che Bar – Te Labi” po në Prishtinë.