Flash News

KRYESORE

Delegacionet e PE pë Ballkanin riformatohen të enjten: Ikën Monica Macovei 'armikja' e PD

Delegacionet e PE pë Ballkanin riformatohen të enjten: Ikën

BRUKSEL - Delegacionet e Parlamentit Europian për marrëdhëniet me vendet e Ballkanit Perëndimor do të zhvillojnë nesër takimet riformatuese pas ndryshimit të PE në zgjedhjet e majit.

Kryesuesit e rinj dhe nënkryetarët e grupeve, që do të zhvillojnë takime të rregullta me anëtarët e parlamenteve të rajonit, do të zgjidhen në këtë seancë, raporton Politiko.al duke iu referuar EWB.

Nga viti 2014 deri në vitin 2019, Delegacionet për marrëdhëniet me Serbinë u kryesuan nga Eduard Kukan (PPE). Kolegu i tij i partisë Alojz Peterle kryesoi Delegacionin për marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut, ndërsa Monica Macovei, e cila kryesoi Delegacionin në Shqipëri, e kaloi anëtarësimin nga Partia Popullore Europiane  te Konservatorët dhe Reformistët Europianë.

Monica Macovei me deklarata dhe qëndrimet e saj u konsiderua shpesh si favorizuese e qeverisë së Ramës nga eksponentë të PD, duke u bërë armikja e radhës ndër emisarët e komunitetit ndërkombëtar në Shqipëri. Ironia është se ajo i përkiste deri vonë Partive Popullore Europiane, ku bën pjesë edhe Partia Demokratike e Shqipërisë.

Gjatë mandatit të tetë të Parlamentit Evropian (2014-2019), tre nga postet e Delegacioneve të PE për Ballkanin Perëndimor u mbajtën nga Partia Popullore Europiane (EPP), ndërsa dy prej tyre ishin anëtarë të Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve (S & D).

Të fundit