Delegacioni i OSBE në Tiranë, ish-ministri i Brendshëm teknik kritikon Borchardt: Ambasador rilindës që i pëlqen gishti i mesit

Ish ministri i Brendshëm teknik, Dritan Demiraj ka përshëndetur delegacionin e nivelit të lartë të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, të kryesuar nga Presidenti i Asamblesë, George Tsereteli dhe Sekretari i Përgjithshëm, Roberto Montella.

Ata u pritën dje në një takim nga presidenti Ilir Meta, pak orë pasi presidenti Ilir Meta shpalli ‘non grata’ ambasadorin Borchardt.

Ish ministri ka ironizuar kreun e OSBE në Tiranë, duke e cilësuar si ‘ambasador rilindas që i pëlqen gishti i mesit’.

“Gjithmonë në kohët më vështira Shqipërisë nuk i kanë munguar miqtë e ndershëm, të cilët në dallim nga ambasadorët rilindës dhe ata që ju pëlqen gishti i mesit, nuk kanë si qëllim pasurimin dhe kalimin e kohës nëpër lokalet shqiptare, por reformat e vërteta në Shqipëri dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme, pa blerjen e tyre me milionat e eurove nga paratë e kanabisit, trafiqeve dhe kriminelët jashtë dhe brenda Parlamentit Shqiptar.

Faleminderit Presidentit të Asamblesë Parlamentare të OSBE- së z. George Tsereteli, mikut tonë Sekretarit Roberto Montella dhe Florian Toma”, shkruan Demiraj.