Flash News

KRYESORE

Delegacioni i PE pas takimit me Ruçin: Duhet unitet kombëtar për të avancuar në rrugën drejt BE-së

Delegacioni i PE pas takimit me Ruçin: Duhet unitet kombëtar

Delegacioni i Parlamentit Europian ka bërë një deklaratë në Twitter, ku shprehet se vendi për debate politike dhe për nxitjen e reformave është Parlamenti.

Gjithashtu, delegacioni i PE thekson se ka nevojë për unitet kombëtar për të avancuar në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Europian.

“Dita e dytë e vizitës së Parlamentit Europian. Diskutuam me kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi nevojën për unitet kombëtar për të avancuar në rrugën drejt BE-së. Parlamenti është një vend për debatet politike dhe nxitjen e reformave”, shkruhet ne njoftimin e delegacionit.

Të fundit