Flash News

KRYESORE

Delinda dhe bashkëshorti pranojnë problemet në çift

Delinda dhe bashkëshorti pranojnë problemet në çift

Delinda Disha, e cila u bë shumë e njohur në "Portokalli", këtë sezon ka nisur një eksperiencë të ngjashme por në një tjetër televizion, në Klan Tv me "Klanifornia".

Kësaj radhe, ajo punon me bashkëshortin e saj pasi Eldo është kostumografi i Klanifornisë". Vetë aktorja në "Jo vetëm modë" ka treguar për marrëdhënien me Eldon dhe mbështetjen që ai i jep: a

“Eldo përveç se më mbështet, shumë nga tekstet e mia i shkruan. Sepse ndodh që aktori bllokohet, qoftë edhe tema të ndryshme, qoftë edhe ide. Përveç se konsulent, e kam edhe një ndihmës të jashtëzakonshëm. Eldo është një natyrë praktike, unë jam shumë emocionale.”

E ndërsa Eldo, ka treguar se edhe ato si çdo çift kanë problemet e tyre:

“Të bëjmë sikur jemi çifti më i përkryer, nuk bëjmë dot. Ka përplasje, por janë shumë normale. Janë nga ato lloj përplasjesh që janë të pranueshme dhe janë të nevojshme për një marrëdhënie në çift.”

Dyshja kanë bashkë dhe një djalë të vogël.

Të fundit