Flash News
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Delvina 'braktis' kandidaten e PS për kushëririn e Klement Balitit
Pas votimeve të 30 qershorit, kandidatja e PS në Delvinë, Majlinda Qilimi, ashtu siç pritej, rezultoi fituese ne garen pa rivalë. Qimimi mori 2608 vota ose e thënë ndryshe 2127 vota më pak se ish-kryebashkiaku i LSI-së, Rigels Balili. Rezultati jo dhe aq premtues nuk e ka shqetësuar Qilimin, që ndihet krenare për besimin që i kanë ofruar bashkëqytetarët e Delvinës.
“Duhet t 'ju kisha falenderuar më herët, për besimin që më dhatë me votën tuaj. Une jam bija e Delvinës, e lindur dhe e rritur në këtë qytet, ndaj ndiej detyrimin moral të falenderoj të gjithë banorët e Bashkisë Delvinë, përpos bindjeve politike apo ndasive të tjera shoqërore. Gjatë gjithë fushatës elektorale jam munduar të shfaq cilësitë më të mira të kultivuara tek unë nga familja ime dhe qyteti im.
Për hir te mirëkuptimit dhe paqes në qytet, parapelqeva të hesht edhe atëherë kur duhet me të drejtë ta çoja zërin. Miq, mos kujtoni se jam e dobët, jam e fortë, forcën e gjej te ju, te mbështetja që ju më dhatë.
Do të më duhet vërtet forcë e guxim, për të realizuar çdo projekt që i vjen në ndihmë qytetit tim.
Nuk ju kam premtuar dhe as do t 'ju premtoj shumë, por një gjë e them me siguri. E ardhmja do të jetë më e mirë.Delvina meriton të ndryshojë për mirë! Nga zemra ju falenderoj të gjithëve dhe dua ta theksoj edhe njëhere se do t'ju shërbej me transparencë e përkushtim çdo dite, për të zgjidhur çdo problem e shqetësim tuajin”, shkruan ajo në një postim në Facebook.