Flash News

KRYESORE

Demarkacioni, dështon kalimi i marrëveshjes në Kuvend; Vetëvendosje dhe serbët sërish kundër

Demarkacioni, dështon kalimi i marrëveshjes në Kuvend;

Pas dy orë e gjysmë zvarritjeje, nuk është mbajtur fare seanca e Kuvendit tw Kosovws për miratimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.

Ndërprerjen e ka paralajmëruar kryetari Kadri Veseli, i cili ka caktuar seancën me këtë temë të rendit të ditës për ditën e nesërme nga ora 10:00.

Dështimi i mbajtjes së seancës ka ndodhur pas qëndrimeve të kundërta të partive parlamentare shqiptare, ndërkohë që në sallën e Kuvendit nuk kishte ardhur fare Lista Serbe e cila kishte paralajmëruar se do të votonte kundër demarkacionit, raporton ‘Koha’.

Për vazhdimin e seancës dhe miratimin e marrëveshjes kufitare me Malin e Zi nuk ka ndihmuar as ftesa e Ambasadorit Amerikan Greg Delawi e as ajo e presidenti të vendit Hashim Thaçi.

Para fillimit të seancës Vetëvendosje mbajti një konferencë shtypi me të cilën njoftoi se kjo parti kishte dërguar në Prokurorin Speciale akt padi penale kundër presidentit të vendit Hashim Thaçi, me të cilën sipas asaj që u tha në konferencë, ai akuzohej për tradhti kombëtare pasi kishte nënshkruar marrëveshjen në dëm të Kosovës.

Gjatë kësaj kohe, në ndërtesën e Kuvendit u mbajtën seri këshillimesh për t’u afruar qëndrimet e partive parlamentare rreth demarkacionit.

Ishte e kotë, sepse Vetëvendosje nuk merrte pjesë fare në to, ndërsa LDK e AAK i paraqitën haptas kundërshtimet njëra me tjetrën se a do të votohej apo jo marrëveshja e demarkacionit bashkë me raportin e Bulliqit.

Të fundit