Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Demarkacioni, kryeministri i Malit të Zi i kujton Haradinajt njohjen e Kosovës: Vendimin e morëm edhe pse populli ishte kundër
Mali i Zi, ka sqaruar edhe një herë qëndrimin zyrtar për demarkacionin me Kosovës. Kryeministri i këtij vendi, Dushko Markoviç, ka thënë sot në Ulqin se tema demarkacionit për Podgoricën është çështje e mbyllur.
Në një përgjigje dhënë RTK-së, Markoviç ka thënë se për tre vjet është punuar me Qeverinë e Kosovës dhe janë dakordësuar me vijën e ardhshme kufitare.
Ai shpreson se edhe pala kosovare do ta bëjë pjesën e saj të punës për ta përmbyllur këtë proces.
"Ne besojmë se pala kosovare do të dalë nga kjo situatë, sepse për këtë çështje i ka bërë thirrje edhe Uashingtonit zyrtar, Komisioni Evropian por edhe ne, pra Mali i Zi", tha ai.
“Qytetaret e Kosovës kanë të drejtë të fitojnë liberalizimin e vizave dhe Mali i Zi me durimin që ka tregon që qytetarëve të Kosovës ju dëshiron një perspektive dhe tash është përgjegjësia e autoriteteve kosovare dhe qeverisë së Kosovës që t’i lëvizin gjërat“, tha Markoviç.
Ai gjithashtu ftoi qeverinë e Kosovës që të jenë më të guximshëm për marrjen e vendimeve.
"Vendimet e mëdha kërkojnë edhe guxim. Mos harroni kur Mali i Zi mori vendimin për ta pranuar Kosovën, 80% e popullsisë në Mal te Zi, ka qenë kundër njohjes së vendit tuaj, por ne e morëm vendimin sepse e dinim se ishte një vendim për të ardhmen...dhe Ky vendim i Qeverisë së Kosovës, është vendim i së ardhmes", tha Markoviç.
Ai po ashtu ka thënë se nuk do ketë arbitrazh për demarkacionin dha ka kujtuar se Mali i Zi nuk do të bëjë asgjë për t`i prishur marrëdhëniet me Kosovën, përkundrazi do të punojë për t’i forcuar ato.