Flash News

KRYESORE

Demarkacioni me Malin e Zi, nisin përçarjet e para në koalicion

Demarkacioni me Malin e Zi, nisin përçarjet e para në koalicion

Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi bashkë me raportin e Komisionit Shtetëror për Shënjimin e Kufirit ka disa ditë po qëndron në “sirtarët” e Kuvendit, shkruan“KlanKosova“.

Ende nuk është vendosur se kur do të jetë në rend të ditës votimi i kësaj marrëveshjeje, në mungesë të 80 votave të nevojshme të deputetëve për ta miratuar të njëjtën.

Marrëveshjen për Demarkacionin aktualisht e përkrahin deputetët e PDK-së, sipas deklaratave të shefit të saj Kadri Veseli, si dhe shumica e deputetëve të LDK-së, përderisa e njëjta kundërshtohet nga partia e kryeministrit Haradinaj (AAK), nga lëvizja “Vetëvendosje”, si dhe Nisma për Kosovën me arsyetimin se humben mijëra hektarë tokë, të cilat i merr Mali i Zi. Z

yrtarë të Qeverisë së Kosovës kanë deklaruar për mediat se tashmë u mbetet deputetëve të Kuvendit të Kosovës të vendosin për këtë çështje.

Të fundit