Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Demarkacioni, reagon Basha: Hap i sigurtë i Kosovës drejt proceseve integruese
Kreu i opozitës në Shqipërisë, Lulzim Basha ka reaguar pas votimit të demarkacionit në Kuvendin e Kosovës.
Basha thotë se ky akt është një kontribut thelbësor në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe stabilitetit në rajon, si dhe një një hap i sigurtë i Kosovës drejt proceseve integruese.
Reagimi:
Pershendes votimin e sotem nga Kuvendi i Kosoves te ligjit te Demarkacionit me Republiken e Malit te Zi.
Ky akt eshte nje kontribut thelbesor ne marredheniet e fqinjesise se mire dhe stabilitetit ne rajon. Partia Demokratike fuqimisht beson se ky akt eshte nje hap i sigurte i Kosoves drejt proceseve integruese.
Ky votim eshte nje lajm i mire per Kosoven dhe miqte e saj.
Partia Demokratike si ne cdo ore te historise se saj mbeshtet me ndjenje vellazerore dhe ne respekt te institucioneve te Kosoves cdo hap drejt integrimit euro-atlantik, konsolidimit te shtetit dhe mireqenies se popullit te Republikes se Kosoves.