Flash News

KRYESORE

Dembele: Realizova ëndrrën time, po luaj përkrah më të mirit në botë

Dembele: Realizova ëndrrën time, po luaj përkrah më të

Barcelona arriti të fitonte me rezultatin 5-0 kundër Espanyol mbrëmë.

Por nuk ka qenë ky i vetmi lajm i mirë për katalanasit, pasi Ousmane Dembele luajti ndeshjen e parë për Barcelonën këtë sezon. Në fakt debutimi erdhi në minutën e 68 të takimit.

Edhe pse nuk luajti ndeshjen e plotë Dembele arriti të tregojë klasin e tij duke dhënë një asist për shokun e tij të skuadrës, Luis Suarez. Pas përfundimit të takimit Dembele u shpreh i kënaqur me performancën dhe se me debutimin kishte realizuar nje ëndërr.

“Realizova ëndrrën time. Është shumë e çuditshme të luash përkrah më të mirit në botë. Trajneri më dha kurajo duke më thënë që të rrija i qetë. Gjithashtu Suarez përpara ndeshjes më kërkoi t’i pasoja topin që ai të shënonte, dhe kështu ndodhi. Prandaj jam shumë i lumtur”, u shpreh ndër të tjera Dembele.

Të fundit