Flash News

KRYESORE

Dembelët e horoskopit

Dembelët e horoskopit

Të jesh dembel nuk do të thotë që të mungon aftësia apo kreativiteti, por të mungon vullneti dhe prandaj nuk ke rezultate. Por ata që besojnë në astrologji, specialistët e kësaj fushe kanë bërë një kategorizim të tre shenjave më dembele:

Luani

Kreativ, të talentuar por pa dëshirë për të punuar. E dëshironi vëmendjen dhe doni të jeni në qendër të saj por kërkoni ta arrini pa u munduar.

Shigjetari

Jeni një shenjë që vetëm dëshironi të udhëtoni! Liria është ajo që doni më shumë dhe kjo është pika juaj e dobët! Puna kërkon përkushtimin tuaj, qëndrueshmëri, por ju vetëm i tillë që nuk jeni.

Ujori

Ndonëse është një nga shenjat “që do të ndryshojë botën”, ujori dëshiron të mos jetë pjesë aktive e këtij ndryshimi. Janë të zotët në fjalë, por kur vjen puna për vepra, ujori stepet! Nga e thëna në të bërë është një mal i tërë, ujor!

Të fundit