Flash News

KRYESORE

“Demenca” sëmundja nga e cila vuajnë 50 milionë njerëz në botë

“Demenca” sëmundja nga e cila vuajnë 50 milionë

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) bën të ditur se 50 milionë njerëz në mbarë botën vuajnë nga sëmundja e demencës e cila ndikon në performancën mendore ndërsa parashikon se kjo shifër do të rritet në 152 milionë në vitin 2050.

Alzhaimeri, forma më e përhapur e demencës që ndikon në performancën mendore përcaktohet si një çrregullim neurodegjenerativ i shoqëruar me simptoma neuropsikiatrike dhe ndryshime në sjellje të karakterizuara nga një rënie në aktivitetet të përditshëm dhe dëmtime në aftësitë njohëse.

Për sëmundjen e Alzhaimerit e cila shkakton dëme të rënda në indet e trurit kryesisht tek njerëzit mbi 65 vjeç që u përcaktua për herë të parë në vitin 1906 nga psikiatri dhe patologu gjerman Alois Alzheimer, ende nuk ka një diagnozë efektive dhe metodë të trajtimit.

Të fundit