Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Dëmet në Tiranë nga tërmeti, Veliaj: Qytetarët të bashkëpunojnë, të evakuohen nga banesat që janë vlerësuar të pabanueshme
Tërmeti i 26 nëntorit fatmirësisht në Tiranë nuk shkaktoi humbje jetësh, siç ndodhi në Durrës dhe Thumanë, por ka lënë pas jo pak pasoja në dëmtime banesash private dhe publike. Për këtë arsye, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në inspektimin e magazinave të grumbullimit të ndihmave në Farkë, kërkoi bashkëpunimin e qytetarëve për t’iu bindur urdhrave të strukturave të posaçme të Bashkisë së Tiranës dhe ekspertëve konstruktorë, që të mos kthehen në banesat e cilësuara si të pabanueshme dhe që përbëjnë rrezik për jetën.
“Situata në Tiranë e kaloi fazën e parë të emergjencës, por nuk kemi kaluar pa dëme të theksuara. Gjëja e parë që kërkoj është bashkëpunim me autoritetet që i deklarojnë shtëpitë ose pallatet si të pabanueshme. Nuk kemi nevojë për heroizma, por për sjellje gjakftohtë, pa panik, dhe me bindje të plotë ndaj autoriteteve që komunikojnë shtëpitë e pabanuara, ose inxhinierët që bëjnë verifikimet e tyre. Kjo është jetike! Nuk besoj se ka njeri me mend në kokë që do pranojë të rrezikojë dhe të këmbëngulë kundër vullnetit të Policisë dhe zjarrfikësve, për t’u futur në një pallat, ku në fakt alternativa është edhe më e mirë se shtëpia që po lë pas e që mund të jetë e dëmtuar”, tha Veliaj.
Ai bëri të ditur se Bashkia e Tiranës është e detyruar të kryejë edhe disa aksione për prishje të kontrolluar të disa ndërtesave, të cilat kanë shfaqur probleme nga tërmeti dhe përbëjnë rrezik për jetën e banorëve.
“Do të kemi disa operacione prishjesh në Tiranë: Duhet të çmontojmë një oxhak te Qyteti Studenti, i cili është pushtuar nga ndërtimet pa leje. Ka marrë disa krisje, është një situatë e rrezikshme, e kështu me radhë, do të marrim vlerësime gjatë ditës edhe për pallate të tjera që duhen evakuuar, ndërkohë qendrat sociale janë hapur 24/7; pra, për banorët e Tiranës strehimi do të bëhet ose në një qendër sociale ose në ndonjë nga hotelet ku tashmë kemi një listë pritjesh, që mund të akomodojnë njerëz në kushte shumë të mira”, nënvizoi Veliaj.
Kryebashkiaku theksoi se falë solidaritetit që treguan qytetarët, edhe Tirana ka përmbushur nevojat për veshmbathje, ndërsa bëri thirrje që kush ka mundësi të kontribuojë me shtretër, batanije e ushqime.
Kryebashkiaku bëri të ditur gjithashtu se Tirana përveç plotësimit të nevojave të veta, do të kontribuojë edhe për zonat më të prekura jo vetëm me ndihma, por edhe me kapacitete njerëzore për të ndihmuar në përballimin e kësaj situate.