Flash News

KRYESORE

Dëmet shëndetësore që vinë nga temperaturat e larta

Dëmet shëndetësore që vinë nga temperaturat e larta

Ngërçet muskulore

Ndër më të shpeshtat janë dhimbjet apo ngërçet muskulore, të shkaktuara nga humbja e lëngjeve dhe e elektroliteve, sidomos tek personat që kryejnë aktivitet fizik të shpeshtë, por edhe tek personat që përdorin medikamente për shtimin e urinimit.

Skuqja e lëkurës

Karakterizohet nga puçrra të vogla, të kuqe e japin kruaje enjtja (edema), sidomos në kyçet e këmbëve, të shkaktuara nga zgjerimi i enëve të gjakut dhe mbajtja e ujit.

Gjendje të fikëti

Shoqërohet me marrje mendsh apo të fikët për shkak të humbjes së lëngjeve, zgjerimit të enëve të gjakut, të sëmundjeve kardiovaskulare apo marrjes së disa medikamenteve.

Humbja e lëngjeve

Dehidratimi ose siç njihet në gjuhën e përditshme humbja e lëngjeve, është shumë i zakonshëm, shkaktohet nga mungesa e ujit ose natriumit(sodiumit), lidhet me shenja jo-specifike si,lodhje, ndjenja e të ndjerit pafuqi, marrje mëndsh, kolaps i qarkullimit të gjakut. Kjo ndodh kur temperatura e brendshme është midis 38 ° dhe 40 ° C dhe nëse nuk trajtohet transformohet në goditje nga nxehtësia.

Infeksionet dhe helmimet ushqimore

Infeksionet nga ushqimet shkaktohen nga salmonella, shigella etj. si rezultat i higjienës personale të ulët, nga ngrënia e zarzavateve të gjalla, i ushqimeve të pagatuara apo të pakonservuara në mënyrë të drejtë si mishi, vezë, sallamet, produktet e detit, qumështi sallatrat etj. Intoksikacionet për shkak të ushqimeve vijnë nga ushqimet me përmbajtje toksine nga stafilokoku, parazitët etj. Intokskacionet ose siç thuhet ndryshe helmimet ndodhin nga përdorimi i ushqimeve të skaduara, ushqimeve që nuk gatuhen në mënyrë korrekte apo të ringrohura jo korrektësisht etj.

Të fundit