Flash News

KRYESORE

Demiraj – Haradinaj, takim për sigurinë rajonale

Demiraj – Haradinaj, takim për sigurinë rajonale

Ndryshe nga ministrat e tjerë teknikë, ministri Dritan Demiraj ka qenë shumë aktiv në punën e tij. Nuk ka ditë të mos jetë protagonist në një aksion për drogën, kanabisin, për shuarjen e zjarreve, për sigurinë kombëtare etj. Sot kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur në një takim ministrin e Brendshëm të Shqipërisë, Dritan Demiraj.

Haradinaj thotë se ka diskutuar për sigurinë rajonale, për detyrat e shteteve tona në lëmin e sigurisë, bashkëpunimin, si dhe ndihmesën që mund ta japë Shqipëria në anëtarësimin e Kosovës në strukturat rajonale dhe evropiane të sigurisë. Vetë Haradinaj shkroi më pas në facebook:

"Sot pata kënqësinë ta pres në një takim Dritan Demirajn, një ushtarak i shkëlqyer, aktualisht Ministër i Brendshëm i Shqipërisë. Në një bisedë të hapur e miqësore, folëm për sigurinë rajonale, për detyrat e shteteve tona në lëmin e sigurisë, bashkëpunimin, si dhe ndihmesën që mund ta japë Shqipëria në anëtarësimin e Kosovës në strukturat rajonale dhe evropiane të sigurisë. U dakorduam se Kosova dhe Shqipëria sot janë faktorë stabiliteti në rajon dhe se përfshirja e Kosovës në strukturat rajonale-evropiane dhe ndërkombëtare të sigurisë, veç sa e forcon bashkëpunimin dhe është në funksion të stabilitetit."

Të fundit