Flash News

KRYESORE

Demiraj kërkesë Ramës: Shkarko këta dy zv/ministra… Kritika edhe Haki Çakos

Demiraj kërkesë Ramës: Shkarko këta dy zv/ministra…

Ministri i Brendshëm Dritan Demiraj shpreson që kryeministri të vijojë me shkarkimet e zv/ ministrave, duke marrë shkas nga shkarkimi i zv/ ministrit të Brendshëm Ilir Marko.

Në një intervistë për Ora News, Dritan Demiraj pranon se  momentalisht nuk ka shumë informacion lidhur me shkarkimin e zv/ministrit, dhe se ky vendim do të shqyrtohej nesër në mbledhjen e Task Forcë.

“Nuk ishim në dijeni. Është një shkarkim i bërë nga Këshilli i Ministrave. Jemi njohur sot nga ne, grupi i propozuar nga Partia Demokratike. Do ta shqyrtojmë nesër në mbledhjen e Task Forcës. Ky është një vendim që e ka marrë kryeministri. Unë shpresoj të mos jetë i vetëm por edhe i zv/ministrave të tjerë që në mënyrë të vazhdueshme kanë kundërshtuar ministrat e rinj, siç është zv/ministri i Arsimit, zv/ministrja e Financave”, tha Demiraj.

Demiraj foli edhe për shkarkimin e tre shefave të komisariateve në Pukë, Peshkopi dhe Gramsh. Sipas Demirajt, kërkesa për shkarkim  nuk është zbatuar ende nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

“Unë i kam bërë një propozim drejtorit të Policisë së Shtetit për shkarkimin e këtyre shefave të komisariateve, pasi në mënyrë të vazhdueshme kam pasur njoftime, kam pasur fakte në lidhje me përfshirjen e tyre në fushatën zgjedhore në mbështetje të subjektit të Partisë Socialiste. Në këtë kontekst, kjo ka qenë arsyeja kryesore që Ministria e Brendshme të organizojë disa takime në Qarqe me qëllim që të bëjmë të qartë të ashpërsia e ligjit, e vështirëson dhe rrit ndjeshëm dënimet për punonjësit e policisë që përfshihen në fushatë. Jemi duke identifikuar të gjithë personat që nga niveli i drejtorëve të Qarqeve dhe që në momentin kur do të bëjmë analizën, secili që është përfshirë do të përballen me forcën e ligjit.

Nuk janë shkarkuar pasi drejtori i Policisë së Shtetit nuk e ka parë të arsyeshme. Jemi në procesin e identifikimit të provave dhe pastaj pa dyshim që nuk ka asnjë lloj arsye që të mos bëj shkarkimin e tyre.

Kemi pasur disa raportime për Pukën,  që po mbështet subjektin PS në bashkëpunim me kryetarin e Bashkisë. Po kështu edhe në Komisaratin e Peshkopisë. Jemi duke monitoruar çdo rast”, është shprehur ministri i Brendshëm.

Të fundit