Flash News

KRYESORE

Demiraj ndjek nga afër operacionet për shuarjen e zjarrit në Shkodër dhe Lezhë

Demiraj ndjek nga afër operacionet për shuarjen e zjarrit në

Ministri I Punëve të Brendshme Dritan Demiraj është duke ndjekur nga afër operacionet nga toka dhe ajri për shuarjen e zjarrit në qarqet Shkodër dhe Lezhë, që rrezikojnë jetë njerëzish, banesat dhe pyjet kombetare.

Në ndihmë të operacioneve të emergjencave civile janë vënë në dispozicion të gjitha forcat zjarrëfikese, flota e helikopterëve dhe ndihma nga kompania private Viva Coppter.

 Ministri Demiraj falenderoi drejtorinë e Emergjencës Civile, drejtorinë e Zjarrefiksave, Forcat e Armatosura dhe Policinë e Shtetit për mbajtjen nen kontroll dhe fikjen e vatrave te shumta te zjarrit. Ministri Demiraj kërkoi nga Policia e Shtetit dhe Prokuroria që të hetojnë me përparësi për zbulimin e zjarrëvënie të qellimshme që rrezikojnë Sigurinë Kombëtare.

 

Të fundit