Flash News

KRYESORE

Demiraj ngushëllon familjen e policit që vdiq sot në aksident

Demiraj ngushëllon familjen e policit që vdiq sot në aksident

Ministri i Punëve të Brendshme, Dritan Demiraj, ka ngushëlluar familjen e punonjesit të policisë Lorent Duli,I cili humbi jetën gjatë ushtrimit të detyrës  duke kontrolluar territorin në kuader te parandalimit të kultivimit të bimëve narkotikë.

 “Shpreh pikëllimin tim te thellë për humbjen e jetës së efektivit tonë Lorent Duli. Ai sot t’i mungoje familjes, kolegeve dhe Policise se Shtetit.Në emër të Ministrisë së Punëve të Brendshme  ju shpreh ngushellimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe dhe  të parakohshme të familjarit tuaj, duke ju siguruar  se në asnjë moment nuk do t’ju mungojnë ndihma dhe përkrahja jonë. I pa harruar kujtimi i tij.Sinqerisht Dritan Demiraj.”

Ndërkohë Ministri Demiraj ju ka uruar shërim të shpejtë të tre efektivëve të tjerë të plagosur ne kete aksident tragjik.

Të fundit