Flash News

KRYESORE

Demiraj: Sot shmangëm djegien e azilit të pleqve në Skrapar

Demiraj: Sot shmangëm djegien e azilit të pleqve në Skrapar

Ministri i Brendshëm Dritan Demiraj deklaroi në Ora News se vendi po përballet me një emergjencë për shkak të zjarreve në vend. Ai deklaroi se mbrëmjen e sotme është bërë i mundur shmangia e djegies së azilit të pleqve në Skrapar.

Demiraj: Shqipëria ka qenë e goditur vazhdon të goditet.Kemi pasur rreth 200 raste, 81% e tyre shumë të mëdha.Kryesisht në rajonet e Shkodrës, Lezhës, Elbasanit, Dibrës, Pukës dhe Skraparit.Rreth një orë më parë është vënë në kontroll një zjarr shumë i madh në Skrapar, ka qenë duke u djegur azili i pleqve dhe falë angazhimit të forcave të zjarrëfikëse dhe ushtrisë është shmangur.

Demiraj falenderoi dhe kompaninë Viva për asistimin e saj me dy helikopterë në të gjithë territorin ku është kërkuar ndërhyrja e tyre.

Demiraj: Punë shumë të mirë ka bërë dhe Viva Helicopters, një kompani që ka vënë në dispozicion të fikses së zjarreve dy helikopterë dhe zjarret janë vënë nën kontroll. Dje kam qenë në Shkodër, kemi pasur 19 vatra zjarri kryesisht në Rragam që janë vënën nën kontroll.Problematikë ka shumë por të gjitha zjarret janë vënë nën kontroll.U bëj apel kryetarëve të bashkive të ndihmojnë më shumë në organizimin dhe pajisjen e njësive të zjarrëfikësve që kanë. Shërbimi zjarrëfikës është decentralizuar. Një pjesë e bashkive nuk ka shërbime zjarrëfikese të organizuara dhe nuk i kanë të pajisura.Mendohet se deri nga mesi i shtatorit do përballemi me temperatura shumë të larta dhe zjarre shumë të mëdha.

Ministri tha se shumica e zjarreve kanë qenë të qëllimshme dhe po godasin ekonominë dhe sigurinë e vendit.

Demiraj: Zjarrëvëniet kanë qenë të qëllimshme, pardje kemi pasur djegie të një pjesë të konsiderueshme të hekurudhës Laç-Shkodër ku bëhet një transport intensiv mallrash, duke cënuar jo vetëm ekonominë por dhe sigurinë kombëtare. Jemi në sezon turistik, prezenca e zjarreve afër plazheve dhe vendeve turistike e dëmton rëndë.Duhet që çdo prefekturë dhe bashki të ngrejë një sistem sinjalizimi, vrojtimi dhe lajmërimi në mënyrë që zjarri të kapet në fazat e para.

Të fundit