Flash News

KRYESORE

Demiraj: Task Forca për 'peshqit e mëdhenj' show mediatik

Demiraj: Task Forca për 'peshqit e mëdhenj' show mediatik

Ish-ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj i ftuar në “360 Gradë” nga Artur Zheji, u shpreh se Task Forca për goditjen e “peshqve të mëdhenj” është një show mediatik.

“Unë e përshëndes ngritjen e Task Force. Unë besoj se është një shou mediatik i radhës, sepse sot u fol për luftë kundër peshqve të mëdhenj. Brenda korpusit të policisë ka njerëz shumë të mirë, por në ato shfaqjen e sotme të cilët kanë qenë pjesë e lidershipit të policisë 2015-2016 dhe unë nuk besoj që të kapin peshqit që lanë në ujë. Ambasadori Lu përveç deklaratës që thoshte “do kapim peshq të mëdhenj” të konsiderojë që kryeministri Rama nuk ka treguar gatishmëri për kapjen e ‘peshqve të mëdhenj’. E kam të vështirë të besoj që kryeministri Rama do ta bëjë këtë”, u shpreh ndër të tjera Demiraj.

Të fundit