Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Gentian Gaba
Për ata që kishin ende stomakun e fortë, dhe oreksin për të ndjekur seancat parlamentare të së enjtes, një ndjesi neverie duhet t’i ketë kapur ditën e sotme.
Një spektakël i denjë për një “opera buffa”, një shfaqje që nxjerrë në pah teatrin politik të një mazhorance në mbrojtje, e strukur në këndin e ringut, e detyruar, siç ndodh në këto raste, të sulmojë. Kur je nën shënjestrën e “bishave” mediatike, të etura për gjak dhe lajm (lajm i keq është gjithmonë lajm i mirë), ka vetëm një gjë që mund të bësh: “vrit”, dhe hidhe kufomën e freskët për të shpëtuar veten.
Kjo ndodhi sot me ish-ministrin Panariti. Gjetën kohë për t’ju kthyer të shkuarës, hapën plagët me shpresën se do të “vrisnin” një ish-ministër për të shpëtuar mazhorancën nga ish-ministri i Brendshëm.
Mors tua vita mea – vdekja jote është jeta ime - thënia latine që i shkon kaq shumë kësaj të enjteje të zezë parlamentare, thotë shumë për nivelin e politikës tonë në vitin e njëzet e shtatë të pluralizmit.
Kjo fugë e radhës e mazhorancës nga turpet e dosjes Tahiri, nxori në pah se gjatë mandatit të parë Këshilli i Ministrave, pra e gjithë qeveria e shkuar, pa përjashtim, i dha një copë Shqipërie familjes së një trafikanti, por jo vetëm kaq. Mazhoranca sot gjeti kurajon për t’i kërkuar llogari partnerëve me të cilët qeverisën për katër vite për marrëdhëniet e tyre me një trafikant droge; por, kolegët e Tahirit, nuk kanë sy, ose nuk shohin dot në sy të vërtetat e pamohueshme që vijnë nga Italia.
Kështu bëjnë të gjithë, është nënteksti mozartian i akuzave të mazhorancës. Nuk jemi në që jemi të korruptuar, të lidhur me krimin, por kështu janë të gjithë. Dhe ky është i vetmi sekret në këtë lojë të pisët politike që mazhoranca ka kuptuar se mund të përdorë në strategjinë e saj të mbijetëses. “Nëse ne kemi Habilajt, ata kanë Balilajt”, e kështu me radhë; sepse kështu bëjnë të gjithë duket se sugjerojnë përgjigjet prej kapadiu nga foltorja e Parlamentit.
Ndoshta kjo është edhe arsyeja pse nuk ka as edhe një qytetar në këmbë përpara Parlamentit apo Kryeministrisë. Ky mesazh ka kaluar qartë në këtë vend, kështu bëjnë të gjithë dhe asgjë nuk ndryshon. Nuk është thjesht një konstatim nga heshtja e madhe qytetare përballë kanabizimit, shpërdorimeve të fondeve publike, përmbytjeve të paralajmëruara, shkelje të ligjeve dhe të Kushtetutës; është një fakt empirik i vërtetueshëm nga pjesmarrja në zgjedhje. Numri i votave të hedhura në kutitë e votimit në vitin 2013 ishte 53,47 për qind, në vitin 2017 ata që votuan ishin 46,77 për qind të atyre që kishin të drejtën e votës. Në përqindje, 6,7 më pak; në shifra gati njëqind e tridhjet e pesë mijë shqiptarë nuk votuan, thënë ndryshe një qark më pak, sikur gjithë qarku i Dibrës të kishte kryqëzuar duart më 25 qershor.
Një krizë e madhe, më e madhe se e Habilajve dhe e Balilajve, është një rreth vicioz keqqeverisjeje-mospjesëmarrjeje dhe mospjesëmarrje-keqqeverisje që po e shemb demokracinë në këtë vend, dhe po lejon që çdo të enjte të prekim rekorde të reja negative në cilësinë e politikës. Nuk dihet kush e hodhi gurin e parë. Ndoshta politikanët që luftojnë më shumë për veten sesa për interesin publik. Ndoshta qytetarët të cilët morën për të mirëqenë këtë liri dhe këtë formë qëverisje. Braktisën sheshet dhe, avash avash, u kthyen në pikën zero, në shtëpitë e tyre, në heshtjen përballë një pushteti që ngrihet pikërisht mbi indiferencën e përgjithshme. Bashkë me pjesëmarrjen braktisën edhe demokracinë, ndoshta nuk është fundi i saj në Shqipëri, por ka edhe një ndoshta tjetër: Demokracia nuk është për të gjithë!
Fatkeqësisht.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38