Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
“Demokracia nuk negociohet”, reagon Presidenca: Shumë dakord me kryeministrin
Zëdhënësi i presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama për Radio Evropa e Lirë, ku ndër të tjera tha se “demokracia nuk negociohet”.
I pyetur nga RTV Ora , Blushi thotë se është dakord me kryeministrin.
“Shumë dakord me kryeministrin. Zgjedhjet nuk janë të politikanëve, por të popullit. Demokracia dhe pluralizmi politik janë të panegociueshme”, shprehet zëdhënësi.
Gjatë intervistës, kryeministri Rama është shprehur sërish i prerë se zgjedhjet vendore do të mbahen më 30 qershor, ndonëse presidenti ka shfuqizuar dekretin, tashmë i përfshirë edhe në Fletoren Zyrtare.
Po ashtu, ai foli edhe për përgjimet e publikuara nga ‘Bild’, si dhe mbi procesin e hapjes së negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Rama intervistë për REL: Zgjedhjet do mbahen më 30 qershor, ata që e pengojnë do luajnë me zjarrin