Flash News

KRYESORE

“Demokratët e vërtetë s'djegin shkolla”/ Ademi replikon me Topallin

“Demokratët e vërtetë s'djegin shkolla”/ Ademi

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi ka mohuar sërish së djegia e shkollës “Shejnaze Juka”, është kryer nga simpatizantët e Partisë Demokratike më 18 qershor. Duke iu përgjigjur Jozefina Topallit, që është shprehur se “demokratët e vërtetë nuk djegin shkolla”, Ademi  akuzoi policinë e shtetit për këtë akt.

“Ne Shkodër nuk është djegur asnjë objekt. Për korrektesë, atë ditë janë djegur kartonë që nuk duhet të ishin aty, sqaroj se shkolla nuk është djegur. Ne nuk i djegim shkolla, kjo është e vërteta, ne jemi vetëpërmbajtur për të mos ushtruar dhunë kundrejt dhunë që na është ushtruar. Ka pasur dhunë policore dhe kriminale nga ana e pushtetit”, deklaroi Ademi në emisionin ‘Kjo javë’ në Neës24, duke mos ia përmendur asnjë herë emrin zonjës Jozefina Topalli.

Me 18 qershor ne mbremje Topalli, reagoi duke shkruar se "Kjo [djegia e shkollave] nuk ka ndodhur kurrë në 3 dekada. Një demokrat nuk djeg as mandate as shkolla. Një demokrat i vërtetë nuk hedh as molotov as ka frike nga zgjedhjet. Demokratët nuk kanë patur frike në ’97-ën kur gjysma e territorit kontrollohej nga bandat. Nuk largohet Rama duke refuzuar parimet e vlerat e demokracisë. Partia Demokratike lindi si endërr e lirisë dhe e të drejtës me votu”, shkruan Topalli.

Të fundit